Një kafe në pritje…

Dy burra hynë në kafenenë e një qyteti të vogël në Itali për të pirë një kafe. Njëri ishte banor i qytetit kurse tjetri mik nga Roma që kishte shkuar për vizitë.Të ulur në një tavolinë, duke pirë kafetë e tyre dhe duke kujtuar kohët e vjetra, në lokal futet dikush i cili shkon tek banaku dhe jep porosinë:“Tre kafe ju lutem, një për mua dhe dy në pritje”, i thotë pronarit të kafenesë.Zotëria paguan porosinë, merr kafen e tij në dorë dhe largohet."Çfarë ishte kjo? Çfarë do të thotë kafe në pritje", pyeti me habi mysafiri nga Roma shokun e tij."Prit pak dhe do ta kuptosh", ju përgjigj shoku.Shumë shpejt, të dy burrat panë njerëz të tjerë të cilët vinin në kafene dhe porosisnin kafe. Dy vajza porositën katër kafe, dy për vete dhe dy në pritje.Koha kalonte dhe klientët e kafenesë së vogël nuk u ndalonin duke paguar më  shumë kafe se sa ato që merrnin në duart e tyre.Pas një ore, dera e kafenesë hapet përsëri.Këtë herë, hyn brenda një burrë, i cili nga rrobat e vjetra që kishte veshur, dukej si lypës.Burri shkoi drejt banakut dhe pyeti: "A ka kafe në pritje?"Kështu qëndronte puna! Klientët e kafenesë parapaguanin kafe për ata që nuk kishin mundësinë ekonomike të paguanin vetë.Tradita e "kafesë në pritje" filloi në Napoli, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u përhap shumë shpejt në të gjithë botën.Edhe në Greqi, revista "Plane" ka promovuar idenë e "kafesë në pritje" përmes aksionit të quajtur "Një kafe ju pret."Herën tjetër që do të pini diku jashtë Shqipërisë kafen tuaj, pyesni nëse lokali mund ti përkasi rrjetit të kafeneve “kafe në pritje” dhe nëse mundeni paguani një kafe ekstra për dikë që nuk mund ta paguaj atë.Nëqoftëse ka nga ata të cilët kanë një kafene në zotërimin e tyre dhe kjo ide ju duk interesante, përse mos ta përhapin edhe në Shqipëri këtë nismë kaq të veçantë.Mendoj se në Shqipëri, më shumë se kudo tjetër, ka njerëz të cilët nuk e paguajnë dot kafen e tyre…./nzh/oranews.tv/