12 veprime të paligjshme që ju i bëni pa e ditur
Mësoni 12 ligje në vende të ndryshme të botës që turistët injorojnë.A e keni menduar ndonjëherë se në udhëtimet tuaja mund të bëni diçka të paligjshme, pa dijeninë tuaj? Mund të duket absurde, por në shumicën e vendeve ka ligje që turistët nuk i dinë dhe kjo do të bënte që ata të merrnin një gjobë të hidhur apo edhe burgim të përkohshëm.Është e rëndësishme të mbani mend se ligjet dhe zakonet mund të ndryshojnë nga njëri vend në vendin tjetër, prandaj do të ishte mirë që përpara se të vizitoni një vend të caktuar, të dini këto këshilla që do t'ju mbajnë jashtë telasheve.Më poshtë po ju paraqesim disa nga këto ligje të veçanta:Hollandë: Ndalohet transporti dhe përdorimi i drogës. Edhe pse Hollanda ka një reputacion për tolerancë në përdorimin e drograve të "buta", kjo veçori është e ligjshme vetëm në disa zona të caktuara. Posedimi i substancave të ndaluara ose blerja e tyre, mund të çojë deri në burgim.Venecia: Nuk lejohet që të ushqehen pëllumbat në hapësirat publike. Gjobat që merren në këto raste janë shumë të majme.Japoni: Është e paligjshme të që të mbash me vete spray për hundën i cili përmban pseudoephedrine.Barcelonë: Është e paligjshme të veshësh bikini, rroba banje apo të lëvizësh toples, larg zonave bregdetare të Barcelonës.Singapor: Ju do të gjobiteni nëse përtypni çamçakëz kur jeni duke udhëtuar me transportin publik të qytetit.Tajlandë: Është e paligjshme të importosh më shumë se 200 cigare në Tajlandë. Përveç gjobës së madhe që do t`ju duhet të paguani, cigaret tuaja do të konfiskohen.Itali (Firence): Është e ndaluar të ulesh në shkallë dhe oborre. Ndalohet gjithashtu edhe ngrënia ose pirja në afërsi të kishave dhe ndërtesave publike. Nëse ju kapeni duke bërë një veprim të tillë, ju pret një gjobë e majme.Arabia Saudite: Në Arabinë Saudite ndalohet fotografimi i ndërtesave qeveritare, godinave ushtarake dhe pallateve. Nëse ju e shkelni këtë rregull, ju pret arrestimi dhe paraburgimi.Barbados (Karaibe): Përbën shkelje të të ligjit për të gjithë, përfshirë këtu edhe fëmijët, që të vishesh me rroba kamuflazhi.Nigeri: Është e paligjshme që të keni me vete ujë mineral në Nigeri.Fixhi: Ndalohen banjat e diellit toples.Maldives: Ndalohet respektimi në mënyrë publike i çdo feje tjetër përveç Islamit, nga gjithë personat që nuk janë vendas dhe për vizitorët. Dënimi është arrestim dhe paraburgim./nzh/oranews.tv/