Mikrosoft emëron sistemin tjetër operativ “Windows 10”

Mikrosoft anoncoi sistemin e tij operativ 'Windows 10' të martën, një sistem që do të zëvendësojë Windows 8, i cili për hir të së vërtetës është tej mase i papëlqyer. Kalimi nga 8 tek 10 nënkupton një hap i cili synon unifikimin e mënyrës se si njerëzit punojnë me tabletat e tyre, telefonët apo edhe kompjuterët tradicionalë.Versioni tjetër i produktit kryesor të Mikrosoft, i cili ende vazhdon të jetë operativ në shumicën e kompjuterëve personal dhe që perdoret nga 1.5 miliard konsumatorë në botë, synon të kape tregun fitimprures i cili në përgjithësi e injoroi lukun e ri të Windows 8.Windows 10 do të jetë platforma jonë me e madhe e berë ndonjëherë, thotë Terry Myerson, kreu i sistemeve operative të Mikrosoft, në një event në San Francisco. Vetëm 20 përqind e organizatave migruan tek Windows 8, i cili u lançua 2 vjet më parë, sipas firmës së studimeve teknologjike Forrester. Shumë përdorues të kompjuterave nuk e pëlqyen modifikimin e sipërfaqjes me prekje dhe u ankuan për humbjen e butonit tradicional start dhe menunë pop up.Ai thotë se Windows 10, prej kohësh i njohur me emrin e brendshëm të projektit 'Pragu', përfaqësonte një lloj të ri sistemi për kompaninë, teksa kërkon të unifikojë kompjutimin ndërsa pajisjet mobile po shumohen. Emri përfaqësonte një kalim, thotë ai.Windows 10 adaptohet me pajisjet që konsumatorët po përdorin, nga Xbox në kompjuterat dhe telefonët tek tabletat dhe pajisjet e tjera të vogla, thotë Myerson.Mikrosoft përballet me një përpjekje të madhe në ndezjen e dëshirës për Windows. Me rritjen e iPhone të Apple dhe iPad dhe pajisjet Android të Google, Windows nuk luan më një rol qendror në jetët e shumë njerëzve në përdorimin e përditshëm të teknologjisë nga ana e tyre.Nga nje monopol virtual për kompjuterat personal, 10 vjet më parë, Windows tani vepron vetëm për 14 përqind të pajisjeve, sipas firmës kërkuese Gartner.Reagimi ndaj këtij lajmi ishte i matur. Mikrosoft i ranë aksionet me 8 cent, pra deri në 46.36 dollarë në Nasdaq.Është një deklaratë e fortë për tu bërë nga Mikrosoft, thotë Daniel Ives, një analist në Tregjet Kapitalet FBR. Deri tani nuk janë ato rezultate që ne do të kishim dëshirë, megjithëse jemi ende në ditët e para, shprehet ai.Një version më i hershëm i softëare, i demonstruar në skenë nga ekzekutivi i Mikrosoft Joe Belfiore, tregoi dy mënyra, një të përshtatur për tabletat që kontrollohen me touch dhe një për kompjuterat që përdorin mouse dhe tastierë. Përdoruesit mund të lëvizin nga një mënyrë tek tjetra në varësi të pajisjes.Myerson nuk thotë tamam se si dhe kur Windowsi i ri do të jetë në përdorim, por ekzekutivët e tjerë thonë se Mikrosoft po synon një lancim të plote në pranverë të vitit 2015. Një pasqyrim teknik mund të shkarkohet nga website i Mikrosoft, duke filluar nga e mërkura, për përdoruesin që duan të provojnë produktin dhe të japin mendimin e tyre për firmën.Ata po mundohen të fillojnë shkëmbimin e mesazheve për një produkt që nuk do të lancohet deri të paktën, në mesin e vitit tjetër, thotë analisti Gartner Steve Kleynhans në event. Kjo bëhet për ti treguar personave që perdorin kompjuter se ka një të ardhme dhe nuk ka pse të jetë e mbuluar në tjegulla të arta, ose nuk ka pse ti detyrojë ata të braktisin çdo gjë që kanë mësuar në 15 vitet e shkuara.Myerson thotë se ekipi i tij ka luajtuar me termin e produktit të ri, kur e quanin Windows One për të përforcuar unitetin për produktet e të gjitha kompanive, por theksoi se ky term ishte përdorur më parë.