Bateria e kësaj ore inteligjente do të zgjasë për një vit me vetëm një karikim

Nëse u janë bezdisur pajisjet teknologjike që duhet të karikohen çdo ditë, ora inteligjente No-Charge mund të jetë për ju. Siç sugjeron edhe emri, kjo orë nuk ka nevojë për t’u karikuar çdo ditë, pasi bateria e saj mund të zgjasë për një vit me vetëm një karikim.Ora inteligjente No-Charge përdor një set baterish, si një orë normale. Këto ndihmojnë në ndezjen e ekranit të orës dhe funksionimit të saj, si dhe në lidhjen e orës nëpërmjet Bluetooth-it me iPhone-in ose një pajisje tjetër Android.Ora do të shfaqë edhe emrin e dikujt që ju telefonon dhe përdor ikona për t’ju njoftuar në lidhje me mesazhet tekst, elektronike dhe aktivitetet në rrjetet sociale. Ora do të shfaqë gjithashtu thirrjet e humbura, kalendarin.Butonat anash orës ndihmojnë për të ndezur dhe fikur muzikën, si dhe për të kontrolluar kamerën e telefonit. Ora inteligjente No-Charge përmban anësore prej çeliku të pandryshkshëm, xham që është rezistent ndaj gërvishtjeve dhe një rrip elastik. Ajo kushton 180 dollarë.Marrë nga: Krokodili.al