Shqipëri-Danimarke, radhë tifozësh në pikën kufitare të Morinës

Ndeshja Shqipëri-Danimarkë që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin Elbasan Arena, ka bërë që mijëra tifozë nga trojet të dynden në Shqipëri. Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë tifozësh që vinë nga Kosova enkas për përballjen e kuqezinjve me Danimarkën.Tifozët janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës, në mënyrë që të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës. Entuziazmi për lojën e kombëtares bën që tifozët kosovarë t'a konsiderojnë ndeshjen Shqipëri - Danimarkë si ndeshje të fituar nga Shqipëria.Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Danimarkës, është e vlefshme për eleminatoret e Euro 2016, ku Shqipëria synon marrjen e 3 pikëve. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në kuotën e 3 pikëve, pas fitores historike me Portugalinë.