Ermal Mamaqi marton vëllanë, Ami kujdeset për ceremoninë e dasmës

Ermal Mamaqi sapo ka martuar vëllanë e tij Ermirin. Aktori komik i cili nuk ka lënë rast pa treguar këtë ngjarje gëzimi në familjen e tij, ka postuar në faqen e tij në Facebook një album fotografish ku është shfaqur edhe atmosfera e kësaj dasme.Ceremonia e cila është organizuar nga Ami Event e ka bërë këtë dasëm të bukur dhe me detaje të veçanta.Kjo për faktin se janë kujdesur personalisht ata vetë, Ermali dhe Ami.Nuk kanë munguar surprizat dhe shakatë në këtë dasëm. Përpos faktit se në festë ka kënduar edhe Ermali sëbashku  me mikun e tij Doktor Flori dhe Ponin, vëllai krenar ka bërë edhe një shkrim në bluzë drejtuar kunatës së tij Inës “Çun si Ermiri s’ke me gjet”.