"Ngjashmëria me Kim Kardashian më ka shkatërruar karrierën"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2014, 09:02
Milana Aslani, një modele dhe stiliste blogu ka treguar se Kim Kardashian i ka shkatërruar karrierën e saj.27 vjeçarja ka treguar se ngjashmëria që ka me yllin e televizionit ka bërë që ajo të mos marrë pjesë në një projekt si “The Shahs Of Sunset and Rich Kids Of Beverly Hills”.“Kam bërë shumë foto për fashion dhe mendoj se ngjasimi me Kim K ka prishur modelingun tim dhe karrierën si një yll i televizionit”-ka thënë Milana.Ajo thotë se njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe kërkojnë të bëjnë foto me të sepse i thonë që ajo ngjan shumë me Kim.“Të gjithë mendojnë se unë jam një kopje e saj dhe se mundohem ti ngjaj. Por nuk është ashtu. Unë kam personalitetin dhe talentin tim”-ka treguar bukuroshja.