Elvana Gjata nuk "reziston", fryn buzët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2014, 09:10
Spekulimet për operacionet plastike tek vipat janë gjithmonë të pranishme. Kjo për faktin se ata njihen nga publiku që në fillimet e tyre dhe më vonë.Por jo gjithmonë njerëzit e njohur i pranojnë këto ndërhyrje në paraqitjen e tyre, pavarësisht se ato dallohen shumë lehtë.Kësaj here në fokus është këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Bukuroshja ka postuar disa foto të fundit në rrjetet e saj sociale.Pa mohuar faktin se ajo është paraqitet mjaft e bukur dhe tërheqëse, vihet re edhe një fryrje e buzëve të saj.Elvana nuk e ka pohuar asnjëherë faktin e një ndërhyrjeje kirurgjikale në trupin apo fytyrën e saj, megjithatë fryrja e buzëve është diçka e dukshme. Për më shumë gjykojeni nëpërmjet këtyre fotove.