Holandë, muzeu i pare në botë i mikroorganizmave
Holandë - Është hapur për herë të parë në botë, muzeumi i mikroorganizave në Amsterdam. “Micropia” ka ekspozuar një koleksion për florën, faunën dhe jetën e mikroorganizmave, e kombinuar me prezantime multimediale dhe imazhe dixhitale të botës së padukshme. Tre të katërtat e të gjithë jetës në Tokë është e padukshme për syrin e njeriut."Mikrobet janë thelbësore për të gjithë jetën në Tokë, - tha drejtoresha e Micropia-s, Eveline Hensel -Ato prodhojnë 50%të oksigjenit tonë, na mbajnë të shëndetshëm për shkak se gjenden në të gjitha pjesët e jetës tonë. Ne nuk mund të jetojmë pa mikrobe" - tha ajo.Dymbëdhjetë vjet më parë, Drejtori i kopshtit “Natura Artis Magistra” në Amsterdam, Haig Balian, doli me idenë për të futur vizitorët në një pjesë të madhe të natyrës, që është zakonisht të padukshme për syrin e njeriut.“99% e të gjitha organizmave të padukshme në Tokë janë të panjohura dhe ato mund të bëjnë gjëra që ne nuk mundemi, kështu që ky është fillimi i një revolucioni - tha Balian.Lidhja dhe bashkëveprimi midis mikrobeve dhe njerëzve është tema qendrore e ekspozitës. Një skaner i veçantë fton vizitorët për të marrë një vështrim nga afër me atë që jeton në trupin e tyre. “Micropia” është e hapur për publikun çdo ditë në një ndërtesë të saporinovuar brenda Kopshtit Zoologjik të Amsterdamit, “Natura Artis Magistra”.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_393334" align="alignleft" width="640"]
Mikrobet e ekspozuara ne muzeum[/caption]