Pas 12 vitesh lidhje, martohen prezantuesi italian Fabrizzio Frizi dhe Carlotta Mantovan

Itali – Prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi dhe Carlotta Mantovan, pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dashurie dhe një vajzë të quajtur Stella, - e cila ka lindur në vitin 2013, -  ata janë martuar.Ata i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në bazilikën e Shën Gabriel Archangel, në Romë.C_4_articolo_2071912__ImageGallery__imageGalleryItem_6_imageÇifti dukej shumë elegant dhe i lumtur. Prezantuesi i njohur ishte veshur “smoky”, Ndërsa Carlotta dukej rrezatuese në krah të tij, veshur më fustan të bardhë.Nusja mbante në duar një buqetë me trendafila të shndritshëm, rozë, “Fuschia”. Të dy të sapomartuarit afër njëri-tjetrit, - të lumtur dhe të dashuruar, - bënin foto me të ftuarit.Historia në mes Fabrizio dhe Carlotta ka nisur në backstage të konkursit të bukurisë së Miss Italia, në vitin 2002, ku ai udhëhoqi shfaqjen televizive dhe ajo aspiroi të bëhet një mbretëreshë bukurie.Dhe pavarësisht polemikave rreth diferencën e moshës, ai është 56 vjeç dhe ajo 32 vjeçe, të dy kanë vazhduar marrëdhënien e tyre të bindur dhe me dashuri të madhe.C_4_articolo_2071912__ImageGallery__imageGalleryItem_3_imagem.p/Oranews.tv