Francë, thjeshtri martohet me njerkën, fton edhe babanë në dasëm
Francë - Thjeshtri vendos të martohet me njerkën e tij, pavarësht se prej muajsh kundërshtohej nga autoritetet franceze. Eric Holder, 45 vjeç, do të martohet me ish-gruan e babait të tij, 48 vjeçaren Elisabeth Lorentz, në fshatin e vogël Dabo të Aksace- Lorraine, në verilindje të Francës.Edhe pse çifti nuk ka lidhje gjaku, ligji francez ndalon martesat mes fëmijëve dhe prindërve jo të një gjaku.Çifti (në foto) e deklaroi rastin e vet në gjykata vetëm për të marrë një letër të firmosur nga presidenti Francois Hollande vitin e kaluar, pasi martesa të tilla janë të ndaluara.Por ata më në fund fituan të drejtën për t’u martuar nga një gjykatë në verilindje të Francës në qershor. Prokuroria e kundërshtoi vendimin, por nuk e apeloi.Më i çuditshmi ishte fakti se nuk pati reagime nga ish-burri i saj, babai i dhëndrit. Madje ai do të jetë një ndër 100 të ftuarit në dasëm.Oranews.tv