Vajza seksi e Manjola Nallbanit mbush 22 vjeçe

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka bërë një urim të veçantë për vajzën e saj Megi në ditëlindjen e 22-të të bukuroshes.Vajza e cila studion jashtë shtetit është po aq e talentuar dhe e bukur si nëna e saj Manjola.Këngëtarja ka postuar një foto të vajzës në Instagram dhe poshtë i ka bërë një dedikim të mrekullueshëm duke treguar se është nënë krenare.“Jeta ime: Gëzuar Ditëlindjen! U befsh 100! Si sot 22 vjet me parë fiks në këtë minutë, kur ti erdhe në jetë dhe unë të mbajta për herë të parë në krahë, gjithë jeta dhe bota ime ndryshoi! Tani ishe ti, gëzimi, energjia, dielli im dhe çdo gjë tjetër vinte mbas teje. Që nga ai çast e sot ti ke qënë shoqja ime e ngushtë e vogel e madhe e kemi mbajtur fort për dore njera-tjetrën në çdo moment e për çdo gjë. Sado fjalë të them sot e gjithmone sdo arrij të shpreh dot gjithë dashurinë për ty dhe as se sa krenare ndihem që kam një vajzë si ti! Kjo jo për bukurinë tënde të jashtme, po per shpirtin e bukur, mendjen e mençur e karakterin e rrallë! Je fryma ime! Të dua pafund e do jepja çdo gjë per ty e Sindin po sot çdo urim është për ty”-ka përfunduar shkrimin Nallbani.