Olta Xhaçka, një princeshë në kopshtin e saj magjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2014, 10:27
Çifti i radhës nga selia rozë, që e kurorëzoi dashurinë e tyre, është ai i deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka.Deputetja e PS-së, Xhaçka, e zgjedhur në qarkun e Korçës dhe deputeti socialist Gaçi, i zgjedhur në qarkun e Tiranës, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në Kalanë e Petrelës.Në mes të të ftuarve , përveç Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, kanë qënë dhe deputetë, ministra dhe bashkëpunëtorë të çiftit.Ajo që shkëlqeu më shumë ishte padyshim nusja e bukur e cila ishte zbukuruar si një princeshë në ditën e saj më të veçantë.Olta ka postuar disa foto në profilin e saj në Facebook ku ka pozuar sëbashku me burrin Artan në disa foto mahnitëse ku ndërthuret bukuria e natyrës dhe dashuria e të sapomartuarve.