Përpiqen 8 vite për të pasur një fëmijë, surprizohen kur marrin vesh se gruaja do lindte 4 vajza

Ashley dhe Tyson Gardner nga Utal kanë shpenzuar 8 vjet duke u përpjekur për të bërë një fëmijë.Çifti me një dëshirë të madhe për tu bërë prindër, ka marrë surprizë të madhe kur Ashley ka ngelur shtatzënë. Por reagimi i tyre ka qënë më shokues kur gjatë ekos kanë zbuluar se gruaja priste 4 fëmijë, dhe që në muajin dhjetor do lindin 4 vajza.Ajo vuan  nga “endmetriosis”  një sëmundje e cila ka efekt në aftësinë për të bërë fëmijë.Çifti ka treguar historinë e tyre nëpërmjet një videoje shpresëdhënëse duke treguar se sa kanë sakrifikuar që Ashlye të mbetej shtatzënë. Por surpriza më e bukur e jetës së tyre ka qënë kur kanë zbuluar se do bëhen prindër të 4 fëmijëve.