Ashton, kritika legjislacionit të Rusisë për homoseksualët

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur shqetësim për miratimin fillestar të legjislacionit nga ligjvënësit rusë, që parasheh dënime për përhapjen e “propagandës homoseksuale” për të rinjtë.Në një deklaratë me shkrim gjatë ditës së sotme të lëshuar nga zonja.Ashton, thuhet se “implementimi i këtij ligji mund të riforcojë diskriminimin” kundër minoriteteve seksuale dhe ta kufzoj lirinë e shprehjes, të shoqërimit dhe tubimit.Duma shtetërore ruse e ka kaluar legjislacionin pas leximit të parë, javën e kaluar, me 388 vota për dhe vetëm një kundër, me një abstenim.