Amber Rose dhe Wiz Khalifa divorcohen, shkaktar ish burri i Mariah Carey
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2014, 11:11
Ata janë të martuar prej një viti, por këtë të mërkure Amber Rose është paraqitur e divorcuar nga burri i saj, reperi Wiz Khalifa.Modelja 30 vjeçare e cila ka qënë edhe e dashura e Kanye West është parë të shoqërohet shpesh me menaxherin e saj Nick Cannon, ish burrin e Mariah Carey për të cilën u ndarë para disa kohësh.Ajo do kërkojë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të saj dhe që ish burri të ketë të drejtë ti takojë.Letrat e divorcit janë firmosur të hënën dhe lajmi është përhapur kur Amber është shfaqur në public pa unazën e saj të martesës.Për këtë ngjarje të papritur thuhet se ka ndikuar edhe menaxheri Nick i cili sipas mediave është parë shumë shpesh me të kohët e fundit.