Operacioni i rrallë, peshkut i hiqet tumori nga koka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 09:26
Një veteriner nga Melbourne ka bërë një operacion pioner të një tumori në kokë të një peshku të kuq.Dr. Tristan Rich një doctor në spitalin e kafshëve Lort Smith ka performuar një mikro-kirurgji për të shpëtuar George, Goldfish javën e kaluar.Një tumor i rritur në kokën e peshkut 80 gram ka shkaktuar përkeqësime ne jetën e peshkut dhe i zoti e ka dërguar në spital.Peshku 10 vjeçar nuk mund të hante, të notonte ose të merrte frymë nga kjo masë tumori në kokë.Ky operacion ka kushtuar rreth 200 dollarë dhe ishte një proces shumë delikat ku peshku duhej të mbahej zgjuar me oksigjen dhe ujë.Tumori u hoq me shumë delikatesë, i cili ishte në një masë të madhe për peshkun i cili pas këtij operacioni ka vazhduar të jetë i shëndetshëm.