Fotot e dasmës së Zv/Ministres Erisa Xhixho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2014, 17:57
Zv/Ministrja e Integrimit Erisa Xhixho te enjten realizoi celebrimin e lidhjes 7-vjeçare me Enean, në një darkë romantike buzë detit Adriatik dhe nën ndriçimin e qirinjve në Gjirin e Lalëzit. Por dasma nuk mbaroi me kaq.Dje në mbrëmje çifti Erisa dhe Enea vijoi dasmën tradicionale në mbrëmje pranë kompleksit luksoz ‘Royal Hill’ në Tiranë.Nga fotot e publikuara ne internet bie në sy eleganca e Erisës dhe fustanet që ka zgjedhur të veshë po ashtu grimi i përsosur dhe flokët të stilit klasik. Edhe këtë herë për dekorin është kujdesur vetë Alketa Vejsiu e cila ka shkrirë talentin e saj për të krijuar një ambient sa më natyral dhe tërheqës.