Gruaja me fat që shpëtoi falë harresës së burrit të përshëndeste vajzën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 21:30
Phil Brace si çdo mëngjes doli nga shtëpia por këtë herë harroi t’i japë puthjen e mëngjesit vajzës së tij 5-vjeçare.Por kur është kthyer në shtëpi ka gjetur të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja bashkëshorten e tij duke lajmëruar menjëherë ambulancën.Doktorët u shprehën se gruaja kishte pësuar hemoragji cerebrale dhe ishte me fat që bashkëshorti u kthye në kohë për t’i shpëtuar jetën.Tashmë 32-vjeçarja tashmë vuan nga humbja e kujtesës afatshkurtër për shkak të goditjes në tru.Ajo shprehet ‘Phil është heroi im, jam gjallë vetëm falë tij, me ndihmën e tij dhe të vajzës sonë 5-vjeçare do kthehem ashtu siç kam qënë’.