Një statujë bronzi në nder të Amy Winehouse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 15:51
Një statujë bronzi në nder të këngëtares Amy Winehouse është zbuluar në Londër me rastin e 31-vjetorit të saj në datën 14 Shtator.Jo vetëm familjarë dhe miq por edhe shumë fansa të këngëtares kanë qënë të pranishëm gjatë prezantimit të statujës së Amy Winehouse.Statuja e zbulua nga babai i Amy-t, Mitch Winehouse duke e cilësuar një emocion të veçantë këtë moment. Familjarët e këngëtares që nga momenti i vdekjes së vajzës së tyre kanë shprehur idenë e një statuje për Amy-n, dhe të vendosej në një vend ku publiku të kishte mundësinë ta shikonte në çdo kohë.Amy Winehouse u largua nga jeta rreth tre vite më parë, në moshën 27-vjeçare për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin.