Modelja e Playboy ndryshon personalitet pas operacionit në tru

Një lepurushe e Playboy ka treguar se si një operacion në tru ka ndryshuar jetën e saj nga një vajzë festash në një femër të matur dhe me personalitet.Brit Kerri Parker e cila bënte një jetë luksoze dhe glamour me personazhet më të famshëm dhe të pasur pasi ka hequr një tumor në kokë është zgjuar si një përson ndryshe.Ajo donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe pasi pozoi për Playboy ai luajti edhe në një film si dubluese e Megan Fox.Por 30 vjeçarja tashmë qëndron në shtëpi dhe e urren jetën e natës.“Ndjej se kam bërë një transplant personaliteti. Ndihem komplet person ndryshe”-ka thënë ajo.Modelja ka treguar se tashmë miqtë e saj janë të ndryshëm dhe se nuk del më për të pirë alkool në fundjavë por i kalon pushimet në varkën e saj duke pirë çaj.