Martohet Elisabetta Canalis, ish e dashura e George Clooney

Ajo ishte në një lidhje me George Clooney por nuk shkoi deri në altar me të.Tani Elisabetta Canalis u bë një nuse e mrekullueshme pasi lidhi kurorë me të fejuarin e saj Brian Perri 46 vjeç në Sardenja të Italisë këtë të dielë.36 vjeçarja dukej mahnitëse në fustan të bardhë teksa mbërriti në ceremoninë e organizuar në Katedralen Sassari.Ajo kishte veshur një fustan voluminoz dhe me vellon mbulonte fytyrën dhe flokët e saj.Aktorja teksa hynte në kishe mbante në dorë një buqetë me lule dhe e buzëqeshur përshëndeste të ftuarit në ditën e saj të madhe.