Aktorja me ngjyrë ngatërrohet për prostitutë nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 20:59
Daniele Watts pretendon se është arrestuar nga policia pasi ata menduan se është një prostitutë.Teksa po puthte bashkëshortin e saj në rrugë policia i është afruar duke kujtuar se ajo ishte një prostitutë më klientin e saj. Policia ka kërkuar dokumentat por kur Watts ka refuzuar ata nuk kanë nguruar t’i vënë prangat derisa e kanë identifikuar se kush ishte.Watts, e cila ka luajtur një rol në filmin ‘Django Unchained’ nga regjizori Tarantino, ka shkruar në Facebook me zemërim duke shprehur zhgënjimin që policia e Los Angeles nuk e kishte respektuar si njeri dhe jo si aktore.Por duke qënë se ajo nuk është shoqëruar në rajon, departamenti i policisë së Los Angeles nuk ka dhënë deklaratë për arrestimin e aktores Daniele Watts.