Vajza sekrete e Muhammed Ali "Dua ta shoh babain për herë të fundit"

Vajza e fshehtë e legjendës së boksit Muhammed Ali i ka bërë një lutje familjes së tij që ta shohë për herë të fundit përpara se të vdesë.Kiiursti Mensah Ali ka treguar se nëna e saj ka pasur një histori dashurie me boksierin dhe nga kjo romancë ka lindur dhe ajo.Në vitin 1988 nga rezultatet e testeve për të treguar prindërit, Muhammed Ali ka rezultuar babai I saj dhe ai ka pranuar ti japë mbiemrin dhe që emir i tij të vendoset në certifikaten e lindjes se Kiiursit.33 vjeçarja ka thënë se kur ishte e vogël Muhammed vinte dhe e takonte shumë herë por kur ai u martua me gruan e tij të katërt Lonnie në vitin 1986 nuk i vizitoi më.Ali ka 9 fëmijë të tij nga tre martesa dhe romanca të ndryshme por Kiiursti mendon se ajo është më e veçanta pasi historia e nënës së saj me boksierin ka qënë një histori e vërtetë dashurie.Vajza ka edhe një arsye se përse do aq shumë ta takojë Muhammed Ali.“Unë po martohem dhe dua që burri im i jetës të takojë babain tim. Nëse ai do pranonte të më shoqëronte në altar do ishte gjëja më e mrekullueshme.”-ka përfunduar ajo.