Disa këshilla për të mbajtur gjallë pasionin në çift

Kthimi në rutinën e përditshme pas pushimeve është gjithmonë e vështirë dhe jo e lehtë. Chiara Simonelli psikoseksologe në universitetin e Romës na jep disa këshilla për të mbajtur gjallë pasionin në çift siç ndodh gjatë pushimeve apo festave.Detyrat e përditshme dhe rutina janë ‘varri’ i pasionit duke larguar dëshirën për marrdhënie seksuale, por me disa përpjekje nga ana e të dy partnerëve mund t’i largohen përpirjes nga jeta plot stres që na serviret çdo ditë në pjatë.‘Ri-vlerësoni prioritetet’, shpesh çiftet vënë prioritet punën, familjen apo probleme të ndryshme duke harruar intimitetin në çift, ktheni busullën në këtë drejtim, mos harroni rëndësinë e intimitetit në çift.‘Përkushtojini një ditë në javë vetëm me partnerin’, jo vetëm një darkë në restorantet e shtrenjta duhet të merret parasysh, dilni të hani edhe një picë, apo të shikoni një film në kinema, nuk ka rëndësi se ku shkoni apo çfarë bëni thjesht dilni. Qëndrimi brenda ju streson dhe ju përfshinë në rutinë.‘Për çiftet që kanë fëmijë kërkoni ndihmë’ një arratisje për fundjavë nuk është vetëm për çiftet pa fëmijë, kërkoni ndihmë nga miqtë që të shijoni një fundjavë vetëm për veten tuaj, fundja do ju bëjë mirë edhe fëmijëve.‘Të dy partnerët duhen përfshirë në punë shtëpie apo në kujdesin ngaj fëmijëve’. Kur mashkulli ndihmon në punët e shtëpisë krijon një marrdhënie perfekte më partneren pasi dhe ajo ndihet e lehtësuar jo e lodhur nga punët e shtëpisë dhe në darkë ajo është gati pë 'luftë'.