Emina Çunmulaj i thotë ‘PO’ propozimit për martesë

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e njohur në të gjithë botën, ka marrë një surprizë nga i dashuri, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj.I ka thënë ‘PO’ propozimit për martesë dashurisë së jetës së saj, dhe këtë moment kaq të veçantë Emina e ka ndarë me fansat në Instagram, ku dhe komentet e urimeve janë pafund.Ajo ka në gisht një unazë të madhe diamanti dhe e gëzuar i dhuron një puthje të dashurit.'Best birthday present a girl can ever dream of - he Proposed and I said YES #engaged to the Love of My Life' shkruan Emina.