Beyonce në pritje të fëmijës së dytë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2014, 11:21
Turi i tyre botëror ‘On The Run’ vazhdon dhe këtë të premte ndodheshin në qytetin e të dashuruarve Paris. Teksa këndonin në skenë këngën ‘Beach Is Better’ mediat e huaja shkruajnë se Jay Z ka ndryshuar vargjet e këngës, ‘ajo është shtatzënë me një fëmijë tjetër’.Njëkohësisht i ka dhururar një përqafim të ngrohtë duke prekur barkun e saj, duke na lënë të kuptojmë se Beyonce mund të jetë shtatzënë më fëmijën e tyre të dytë. Megjithatë nuk ka asnjë pohim por as mohim nga ana e tyre.