Prindërit e "zënë" nuk e kishin vënë re se djali i tyre ishte verbuar

Një çift është futur në burg për neglizhencën ndaj djalit të tyre 12 vjeçar i cili është verbuar në njërin sy.Gillian Hendry dhe Craig Dick mbanin djalin dhe motrën e tij 2 vjeçare në një shtëpi me insekte e mbushur me mbeturina dhe ushqime të vjetra.Djali humbi shikimin pasi prindërit nuk e çuan atë në spital për një kontroll pasi kjo mund ta kishte shpëtuar atë nga verbërimi.Në syrin e tij ishte formuar një cipë e bardhë por prindërit nuk e kishin vënë re nga “punët e tyre të zëna”.Kur punonjësit socialë kishin shkuar për të kontrolluar shtëpinë e tyre në Thornaby ata nuk I kishin lënë të futeshin Brenda.Por më vonë ata kanë ardhur me policë dhe janë futur me forcë në shtëpi.Por punonjësit janë shokuar kur kanë parë pelena në shtëpi, ushqime të vjetra dhe vatra me miza.Pasi prindërit janë future në burg, djali 12 vjeçar është dërguar te babai biologjik ndërsa vajza 2 vjeçare ka shkuar në një qendër për adoptim.