Kumbulla e thatë rigjeneron indet e dëmtuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2014, 11:29
Kumbullat e thata përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër radikalit superoksid anion.Ky radikal shkakton dëmtime strukturale tek qelizat, dëmtim i cili është shkaktar kryesor i shfaqjes së kancerit.Një ide sesi t'i konsumoni është t’i mbështillni me një fetë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë, piqini për disa minuta derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta të jetë tharë.