Gruaja më e vjetër në botë sapo mbushi 127 vjeç
Leandra Becerra Lumbreras nga Meksika ka lindur më 31 gusht 1887, sapo ka mbushur 127 vjeç duke u bërë gruaja më e vjetër në botë.Ajo ishtë vetëm 27-vjeç kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe sapo kishte dalë në pension kur mbretëresha e Anglisë Elisabeta II erdhi në fron, dhe sekreti I jetgjatësisë së saj ‘Ushqimi i shëndetshëm, gjumë i rehatshëm dhe mos u marto kurrë’.Me profesion ish-rrobaqepse, e cila ka luftuar në Revolucionin meksikan 1910-1917, jeton në qytetin e Zapopan tashmë ka varrosur 5 fëmijët e saj dhe rreth 20 nipër e mbesa (I fundit vdiq në 2013 në moshën 90 vjeçare).Revista ‘El Horizonte’ shkruan se edhe pse ajo nuk dëgjon fare nga veshët dhe ka probleme shëndetësore ajo është mjaft e kthjellët dhe e kalon kohën duke iu treguar histori stërnipërave dhe stërmbesave histori nga rinia e saj.