Sfida e kovës me akull mbledh 32 milionë dollarë për ALS
U bë virale në faqet e rrjeteve sociale,"Sfida e kovës me ujë akull,'' Bucket Challenge Ice, garë bamirësie për skleroza laterale amiotrofike (ALS), e cila gjithashtu ka mbledhur shuma të mëdha parash në planin financiar. ALS, Shoqata Amerikane e cila promovohet, njofton sot se ka mbledhur 31 e gjysmë milion dollarë në donacione.Një numër rekord duke pasur parasysh se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë (29 korrik-20 gusht) janë mbledhur 1.9 milion dollarë. Fondet, shoqata shpjegon në faqen e tij, janë të destinuara për kujdesin e pacientëve me ALS dhe familjet e tyre."Loja", e cila po ashtu ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, ajo është e thjeshtë: kush është sfiduar ka 24 orë për të rrëzuar një kovë me ujë akull, përndryshe duhet të bëjë një donacion në shoqatë. Ose mund ti bëjë të dyja. Kush kalon testin fiton të drejtën për të sfiduar të tjerët. Ndarja në rrjetet sociale është bërë si fenomen.Vetëm në Facebook më shumë se 28 milionë njerëz morën pjesë në bisedë në Bucket Challenge ICE dhe kanë qenë të ndarë me mbi 24 milion video me 'kova'.