5 ushqimet që duhet t'i konsumoni më shumë në verë

Qëndroni të bukur, të freskët e të hidratuar me ushqimet e duhura.

1. Shalqiri: Ky frut është superhidratues! Shalqiri përmban 90% ujë, ka kalori të ulëta, përmban vitaminë C dhe likopen—i njëjti antioksidant i fuqishëm që është gjetur edhe tek domatja dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

2. Misri: Ky është një ushqim i preferuar për piknik, por ju nuk e dini që edhe misri gjithashtu përmban disa antioksidantë që mbrojnë sytë tuaj nga dielli. Të njëjtët antioksidantë ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makuluar me kalimin e moshës.

3. Manaferrat: Manaferrat e kuqe përmbajnë 8 gram fibra për kupë, për të cilat studimet tregojnë se ndihmojnë kundër shtimit në peshë.

Boronicat: Studimet kanë treguar se antioksidantët që përmbajnë këto fruta mund të ndihmojnë në qetësimin e muskujve të lodhur. Gjithashtu ato janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe magnez ( i cili ndihmon në zhvillimin e kockave dhe në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave).

5. Domatet: Ato janë shumë të pasura me likopen, i cili mbron lëkurën tuaj nga djegia e diellit.