Mutacioni i genit që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit

Në bazë të një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Kembrixhit në bashkpunim me Institutin Kombëtar të Kancerit të Milanos në Itali, tregon se studiuesit kanë arritur të zbulojnë se personat që kanë mutacionin e një gjeni të veçantë të quajtur ‘PALB2’ janë më të predispozuar të preken nga kanceri i gjirit tetë deri në nëntë herë më shumë se personat që nuk e kanë këtë gjen, studim i cili është botuar në revistën shkencore ‘New England Journal of Medicine’.Në një tjetër kërkim u studiua efekti i kimioterapisë në këtë lloj kanceri dhe ekspertët nga universiteti ‘Policlinico Gemelli’ të Romës tregoi se 6 cikli kimioterapie të zakonshme me ‘dozë të ulët’ ndikon 30% më shumë në zhdukjen e kancerit po ashtu pacienti ka rreth 85% mundësi të mos I nënshtrohet operacionit për heqjen e gjirit.Me anë të kimioterapisë, sipas studiuesve romanë,  rezultati është efikas për reduktimin e masës tumorale në gjoks sidomos në grupin e pacienteve me hormon receptor-pozitiv A dhe B, dhe rezultatet e këtj studimi janë publikuar në revistën ‘The Breast’.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter