Konsumimi disa herë në javë i alkoolit ndihmon moshat e mesme
Të konsumosh një gotë vere disa herë në javë ndihmon në përmirësimin e aftësive fizike tek personat e moshës së mesme madje dhe tek të vjetrit, shprehen kështu studiuesit e një universiteti të Londrës të cilët raportuan se çuditërisht ushtrimi i aktiviteteve fizike esull kryhen me më vështirësi nga këto persona.Studiuesit kryen një studim me rreth 30.000 burra dhe gra të moshave nga 45-69 vjeç duke monitoruar aftësitë e tyre fizike dhe konsumimin e alkoolit.Personat që kishin konsumuar alkool deri në katër herë në javë kishin më pak probleme me shëndetin, ndiheshin më të lehtë dhe e komandonin trupin e tyre më me lehtësi, ndërsa personat që nuk konsumonin fare alkool rezultonin të kishin një gjendje më të rënduar fizike.Dhe studimi i botuar në revistën mjeksore ‘Mosha dhe Plakja’ arriti në përfundimin se ‘konsumimi jo i shpeshtë i alkoolit ka një lidhje të ndërsjelltë me kufizimet fizike tek grupmoshat e mesme’.Shëndeti Publik në Angli rekomandon dhe këshillon ‘Një ditë po një ditë jo’, është e nevojshme të zbatohet ky rregull sepse konsumimi i rregullt i alkoolit dhe në sasi të mëdha rrezikon seriozisht shëndetin.Ndërkohë që ekspertët shtojnë dhe një këshillë të fundit ‘Mos e privoni veten dhe shijoni ushqimin dhe pijen,por pa e tepruar’.