Parku u lojrave mbyllet duke harruar familjen brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2014, 16:46
Një çift së bashku me tre fëmijët e tyre teksa shijonin një xhiro të rrotulluesen e parkut të lojrave, janë harruar nga punonjësi i cili pasi fiku dritat, mbylli parkun dhe u largua.Të ngecur në majën e rrotullueses, familja është traumatizuar pasi kanë menduar se do kalonin gjithë natën aty.Pasi kanë bërtitur e thërritur për 15 minuta me rradhë një kalimtar i ka dëgjuar dhe menjëherë ka lajmëruar policinë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.Por menaxheri i parkut njëkohësisht duke i kërkuar ndjesë për ngjarjen, këmbënguli se sipas kamerave të sigurisë familja nuk ishte harruar dhe se një punonjës ka qëndruar gjatë gjithë kohës me to.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter