Stresi u shpall luftë të hapur konkurentëve të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2014, 12:27
Reperi i njohur shqiptar Stresi ka bërë natën e mbrëmshmë një deklaratë në rrjetin e tij social Facebook ku me gjuhën dialektore veriore ai ka shkruar se tashmë konkurenca muzikore ndër repista shqiptarë është e hapur.Duke folur me tone të ashpra dhe me sharje ai ka ekzaltuar fansat e tij të cilët e kanë përkrahur këngëtarin në komente të shumta. Stresi para disa kohësh doli hapur për bashkëpunimet e repistëve të tjerë të dashur për publikun Noizy dhe Ledri, të cilët ishin pajtuar pas një zënie me grushta.Sipas Stresit kjo gjë mund të bëhet vetëm ndërmjet femrave dhe jo burrave.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter