Neymar dhe Paris Hilton festojnë në Ibiza

Futbollisti i komëtares së brazilit, i cili vazhdon të jetë në fazën e rikuperimit pas dëmtimit gjatë ndeshjes kundër Kilit në Botëror 2014, ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një foto ku duket se po shijon në maksimum pushimet.Së bashku më të dashurën e tij Bruna Marquezine kanë udhëtuar nga Japonia për në Ibiza për të festuar ditëlindjen e futbollistit gjerman Bastian Schweinsteiger, ku shoqërisë së tyre i është bashkuar dhe trashëgimtarja e perandorisë “Hillton”, Paris.Neymar dhe Paris nuk kanë ngurruar të bëjnë një foto së bashku për ta postuar menjëherë në Instagram.Nuk është hera e parë që Paris shihet nën shoqërinë e futbollistëve, në vitin 2009 Paris është parë duke u shoqëruar me Cristiano Ronaldon në Las Vegas, pasi ai kishte nënshkruar kontratën me Real Madrid.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter