E-book, vjen në Amazon “all you can read”
Muzikë, filma, tani edhe libra, mund ti lexoni të plotë në pajisjet hi-tech duke paguar një abonim mujor fikse, pa blerë titullin individual.Mënyra e re e leximit dixhital “all you can read”, e hapur për disa startup, tashmë vjen në rrugën e duhur në Amazon.Gjigandi i e-commerce dhe librave elektronik është në fakt duke testuar një shërbim të ri që lejon lexuesit të kenë qasje të pakufizuar në bibliotekën online me “Kindle Unlimited”.Oferta ju lejon të lexoni një numër të pa limituar të librave duke zgjedhur nga më shumë se 600 mijë tituj me një kosto mujore prej 9.99 dolarësh.Formula është e re. Lexuesit e rregullt, në fakt, kanë tashmë në dispozicion aplikacionet e Scribd( e aksesueshme në mbi 100 vende dhe në 80 gjuhë, me 400 mijë libra dhe 80 milion lexues në muaj) dhe të Oyster (i cili ka një popullim prej 500 mijë vëllimesh).Shërbime të ngjashme janë gjithashtu ato që kandidojnë në fushat e filmit, të tilla si Netflix dhe në fushën e muzikës, si Spotify./o.b/oranews.tv/