Microsoft shkurton 18,000 vende pune
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2014, 10:28
Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë 18,000 vende pune, duke bërë kështu shkurtimet më të thella në historinë 39-vjeçare të firmës së teknologjisë.Pjesa më e madhe e shkurtimeve, rreth 12,500, do të ndodhë në njësinë e telefonisë Nokia, të cilën Microsoft-i e ka blerë në muajin prill.Shkurtimet janë shumë më të rënda se 6,000 të tilla, sa janë pritur fillimisht.Firma ka të punësuar 127,000 punëtorë në nivel global.Shefi ekzekutiv, Satya Nadella, i cili ka marrë drejtimin në muajin shkurt, dëshiron që firma të zhvendosë fokusin e saj nga softuerët në shërbimet dhe aplikacionet online.Marrë nga: Evropa e Lirë