Jasson Biggs në Twitter: Kush do të blejë biletën time të Malaysian Airlines?

Ylli i filmit  ‘American Pie’ Jason Biggs pas tragjedisë ajrore ku një avion i “Malaysian Airlines” është rrëzuar dhe të gjithë pasagjerët në bord vdiqën, ka shkruar në Twitter se kush dëshiron të blejë biletën e tij të Malaysian Airlines.Por mënjëherë komenti i aktorit ka marrë shumë kritika nga fansat e tij.Një fans shkruan “Më vjen për të vjellë nga sensi yt i humorit në një moment të tillë”, një fans tjetër “si do ndiheshe po të ishin të afërmit e tu në atë avion?”Jasson në vend që të kërkojë falje duket se është inatosur me fansat duke i quajtuar ata “dështakë” që nuk kuptonin se ai thjesht kishte shkruar një shaka.