Ironia e fatit, Pasagjeri “parashikoi” rrëzimin e avionit “Malaysian Airlines”
Një pasagjer hollandez ka postuar në Facebook një foto të avionit “Malaysian Airlines”, i cili u godit në Ukrainë duke shkaktuar vdekjen e 295 personave në bord.Pasagjeri, sipas “The Mirror”, ka fotografuar avionin pak minuta para se të ngjitej në bord duke shkruar me shaka “Nëse avioni zhduket, ky është”.Dhe menjëherë kanë vërshuar komente nga miqtë e tij duke i shkruar “Gëzuar pushimet, mos bëj gjëra të çmendura”Por pas shtatë orësh lajmi se një avion i kompanisë "Malaysian Airlines" nga Amsterdami për në Kuala Lampur është rrëzuar duke vrarë 295 persona në bord, kanë bërë që sërisht miqtë e pasagjerit t’i shkruajnë në Facebook nëse ai ndodhej vërtet në avion por fatkeqsisht nuk kanë marrë përgjigjie.Pasagjeri i cili ka shkruar këtë status në facebook, iu referua misterit të zhdukjes së avionit të së njëjtës kompani “Malaysia Airlines” më 8 Mars, pa e ditur se avioni ku po udhëtonte ishte edhe ai i mallkuar.
(Në foto: Cor Pan, personi i cili "parashikoi" rrëzimin e avionit "Malaysian Airlines")