E sulmoi ujku kur ishte fëmijë, rregullon fytyrën pas 56 vitesh

Wu Xiuyou nga Kina, tashmë 65-vjeç, mbeti i shpërfytyruar nga kafshimi i një ujku në fytyrë, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.Dhe për shkak të paraqitjes së tij të “frikshme”, Xiuyou nuk ndoqi më shkollën, nuk u martua dhe as ka qënë ndonjëherë i punësuar, duke bërë një jetë të vetmuar.Kirurgu Chen Fei, doktori i cili ka marrë përsipër të kryejë operacionin shprehet se “Duke qënë se goja e pacientit është e nxjerrë jashtë dhe nofullat janë shtrëmbëruar, ky do të jetë operacioni më sfidues që kam bërë në këto 15 vite”.Në operacion do të jenë gjithsej 20 doktorë nga 10 departamente të ndryshme, dhe pacienti do t’i nënshtrohet dy operacioneve brenda gjatë muajve të ardhëm.