Striptisja që peshon 90 kg, "Meshkujt më thonë se jam seksi"

Njihuni me striptisten më të shëndoshtë e cila është bërë performuesja më erotike në skenën e një clubi nate në Britani.Charlene Taylor nga Doncaster më përpara ka menduar se të kërcyerit në mënyrë seksi dhe të shfaqesh në skenë ishte vetëm për vajzat e dobëta.Por pasi kërceu në një shfaqje të shkollës për qejfin e saj, 26 vjeçarja zbuloi se kishte një lirshmëri të lindur për lëvizje të bukura, dhe tani ajo paguhet për të kërcyer në një nga clubet më të famshme në qytetin e saj.Nëna e një fëmija thotë se ishte nervoze kur doli për herë të parë në skenë me bikini përpara të panjohurve, por ishte shumë e emocionuar të kërcente dhe e dashuronte skenën.“Pas çdo performance njerëzit vinin dhe më komplimentonin duke më thënë se dukesha mjaft mirë dhe ishte diçka e bukur të shikonin një vajzë në peshën time të kisha talent në kërcim”-thotë Charlene.Chazabelle Royale, të cilin e ka emrin e saj të skenës ka talent edhe në këngë dhe ka filluar duke regjistruar disa këngë në studion e një miku./mv/oranewsonline/