Fustani prej llastiku që u shit për 170,000 £ në eBay

Një fustan i bërë i tëri nga llastiqe shumëngjyrësh me anë të thurjeve është shitur për më shumë se 170,000 paund.Helen Smith 42 vjeçe nga Prestatyn, vendosi fustanin në eBay për ta reklamuar atë nga njerëzit në të gjithë botën.Por gruaja u befasua kur shumë njerëz u ofruan ta blejnë këtë fustan të veshur nga vajza e saj 12 vjeçe Sian.Fustani i veçantë por edhe i rëndë gjithashtu, gruaja shpjegon se është jo i rehatshëm për ta veshur por është lumtuar kur pas disa ditësh ka hapur internetin dhe ka zbuluar se ky fustan kishte arritur vlerën e 170,000 paund dhe ishin ofruar për të paguar edhe 7 paund ekstra nëse ua sjell.Ky fustan ishte bërë nga shoqja e ngushtë e gruas Katherinë Burnand e cila kishte shpenzuar 45 orë për ta thurur.