Fushata kundër bixhozit "Shpresoj që Gjermania të fitojë, babai im i ka vënë në bast kursimet e mia"
Singapori ka bërë një fushatë kundër bixhozit pasi Gjermania u shpall kampione e botës.Në spotin e organizuar për këtë qëllim, shfaqen dy djem të cilët bisedojnë me njëri-tjetrin, teksa djali i quajtur Andy u ankohet miqve të tij se babai kishte vënë të gjitha kursimet e jetës në baste për ndeshjet e Botërorit.“Shpresoj që Gjermania të fitojë, pasi babai im i ka vënë në bast të gjitha kursimet e mia”- thotë Andy.Por pasi Gjermania fitoi Botërorin, zyrtarët e kanë përditësuar spotin duke theksuar se babai i Andyt i ka humbur edhe ato para që kishte fituar nga bastet, po në bixhoz.Këshilli kombëtar për problemet e bixhozit thotë se Gjermania ishte zgjidhja e tyre për ta bërë sa më real mesazhin.Bixhozi është një problem shqetësues në Singapor, por kontrollohet vazhdimisht nga shteti.