Merr letër shokuese pasi shkruan në makinë dedikim për të fejuarin

E fejuara e një ushtari është ofenduar nga një letër e cila ka ardhur pasi ajo kishte shkruar në makinën e saj “E dua ushtarin tim”.Ellen Wilson e cila është e fejuar me ushtarin Chase Nye, ka marrë një shënim në një letër ku e quajnë “kurve” dhe e fajësojnë burrin e saj të ardhshëm për vrasje të pafajshmish.Vajza ka rrëfyer se në fillim nuk e ka marrë letrën ta lexojë por më vonë ajo e ka hapur dhe është përballur me fyerje dhe fjalë të rënda nga një person anonim.“Pashë dedikimin tënd në makinë “E dua ushtarin tim”. Jam e sigurtë që është heroi yt i sëmurë. Më vjen keq për ty dhe se si ti je e verbuar dhe se kupton se çfarë po ndodh vërtet në këtë shtet. Si fillim ai nuk është heroi yt. Burri yt është i përfshirë në një lojë vrasjesh. Nëse ti i di arsyet e verteta përse Amerika shkon në luftë dhe se çfarë roli ka ushtari në gjithë këtë. Gjëja e fundit që mund ti thuash një ushtari është “hero”.Janë njerëz si ti dhe si ushtari yt që po shkatërrojnë vendin tonë, turp të kesh kurvë! Je me fat që nuk ti kam shpuar gomat.”- shkruhet në letër.