Babai kërkon që ti rregullojnë me fotoshop vajzën që nuk jeton më
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2014, 16:07
Ajo që nisi si një nder i vogël u shndërrua në një akt të bukur të internetit për një baba në Reddit.Nathen Steffel postoi një foto të vajzës të tij e cila kishte ndërruar jetë pak pasi kishte lindur, e cila ishte me tub të frymëmarrjes në hundë dhe kërkoi nga miqte e tyre që të rregullonin këtë foto duke e shfaqur vajzën e tij Sofia pa tub.Rezultatet ishin të mrekullueshme. Njerëzit i hoqën me fotoshop tubat nga vajza e vogël duke e bërë atë sa më të bukur.Nathen u ka shpjeguar miqve të tij se ai donte një kujtim të bukur nga vajza e tij e ndjerë, dhe i ka falenderuar të gjithë ata që kishin dërguar punët e tyre.