Presidenti i Venezuelës, i vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes së tij shëndetësore
Zëvendës Presidenti i Venezuellës Nicolas Maduro, ka thënë se presidenti Hugo Chavez është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit të tij të katërt ndaj kancerit brenda këtyre 18 muajve të fundit.Maduro, tha se brenda 3 ditëve të fundit e ka vizituar 2 herë presidentin Chavez, i cili ndodhet në një spital në Kubë.Zëvendës presidenti në një deklaratë dhënë një kanali televiziv, ka thënë se Chavez është “plotësisht i vetëdijshëm për ndërlikueshmërinë” e gjendjes së tij pas operacionit, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore e të parit të vendit.Maduro, gjithashtu ka akuzuar kundërshtarët politik për shpërndarjen e, siç i quan ai, të gënjeshtrave dhe thashethemeve lidhur me gjendjen shëndetësore të Chavezit.Presidenti i Venezuelës nuk është parë apo dëgjuar në publik që nga 11 dhejtori kur i ishte nënshtruar operacionit.Kjo ka bërë që të krijohen bindje se Chavez nuk do të jetë në gjendje shëndetësore që të kthehet në Venezuelë për të bërë përurimin e tij të planifikuar për një mandat të ri gjashtë vjeçar që parashihet të mbahet më 10 të këtij muaji.