2 të vdekur dhe 35 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Pakistan

Dy persona mbetën të vdekur dhe të paktën 35 të tjerë u plagosën nga një shpërthim bombe në qytetin pakistanez të Karaçit.Zyrtarë pakistanezë thonë se bomba-motor shpërtheu pranë autobusëve me disa aktivistë të cilët ishin duke u kthyer nga një tubim i përbashkët i organizuar nga partia kryesore politike e qytetit, Lëvizja Qaumi Muttahida e udhëhequr nga studiuesi mysliman Tahir-ul Qadri.Mjekët, frikësohen se numri i të vdekurve do të rritet, pasi që disa nga të plagosurit gjenden në gjendje të rëndë. Qyteti port i Kraçit i cili njëkohësisht njihet si kryeqyteti tregtar i Pakistanit ka qenë i rrënuar nga dhuna politike, etnike dhe nga militant.