Microsoft, smartfoni që karikohet në xhep
Është ndoshta ëndrra e të gjithëve që të kenë një smartfon që karikohet në xhepin e pantallonave ose, pse jo, në një xhaketë ose në një çantë.Një pjesë e tij është tashmë një realitet falë një modeli të pantallonave “smart” të krijuara nga projektuesi britanik Adrian Sauvage për smartfonët e ri të Nokia Lumia të Microsoft. Modeli, për meshkuj, është paraqitur kohët e fundit për koleksionet e modës londineze dhe shumë shpejt do të jetë në shitje online.Pantallonat që do të karikojnë smartfonët do shfrytëzojnë teknologjinë me karikim nëpërmjet “wirless” të Nokia. Së shpejti, thotë blogu i Nokia, pantallonat do të jenë në shitje në adresën online të Amazon. Në veçanti, shpjegon Microsoft Mobile, se pantallonat janë ideale për smartfonin Nokia Lumia 930.Kjo nuk është hera e parë që teknologjia dhe moda vijnë së bashku në horizontin e Nokia. Në London Fashion Week, që organizohet në shkurt, debutoi për herë të parë këmisha e përbërë nga smartfonë (në këtë rast Lumia 1520) e realizuar në bashkëpunim me krijuesin e etiketës Fyodor Golan./o.b/oranews.tv/